Lajmet e fundit

OSBE-ja në bashkëpunim me platformën e disa organizatave jo qeveritare do të diskutojnë të enjten mbi zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve Romë Ashkali dhe Egjiptian.
Diana Nushi, nga seksioni i komuniteteve në OSBE i ka thënë Klan Kosovës se këto tri komunitete nuk janë të integruar sa duhet në shoqëri, ku si problem kryesor theksoi mos arsimimin e tyre.
Sipas Nushit , OSBE-ja edhe më herët ka përpiluar por edhe tash është duke u angazhuar në mënyrë që të gjinden zgjidhje për përmirësimin e gjendjes së komunitetit RAE, njofton Klan Kosova.