Lajmet e fundit

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë nesër në Prishtinë një konferencë rajonale mbi sfidat dhe praktikat më të mira në zbatimin e legjislacionit anti-diskriminim.
Konferenca ka për qëllim identifikimin e masave efektive që mund të përmirësojnë zbatimin e kornizave ligjore dhe të zvogëlojnë rastet e diskriminimit në rajon, transmeton Klan Kosova.