Lajmet e fundit

Në tempullin më të madh ortodoks serb të Beogradit, qindra besimtarë u mblodhën, të premten, në kishën e Shën Savës, për meshën e mesnatës së Krishtlindjes.
Tubimi në një vend nuk shqetësoi qytetarët edhe pse Serbia shënoi rekord të infektimeve një ditë më parë me më shumë se 9 mijë raste të COVID-19, shifër kjo më e larta ditore që nga fillimi i pandemisë.
E pavarësisht kësaj përhapjeje të sëmundjes së nxitur edhe nga varianti i ri Omikron, asnjë masë specifike anti-virus nuk u njoftua për këtë ceremoni.
Kartat e vaksinimit aktualisht kërkohen për baret, restorantet dhe klubet në mbrëmje, por jo për kishat ose ambientet e tjera të brendshme.
Megjithatë, patriarku serb Porfirije, në mesazhin e tij për Krishtlindje, ftoi besimtarët të vaksinohen, derisa veçoi punën e stafit shëndetësor që po vazhdojnë të luftojnë me virusin vdekjeprurës.
Shumica e ortodoksëve e festojnë Krishtlindjen më 7 janar.