Sonte me fillim nga ora 21:00, në "Olympiastadion" në Berlin do të luhet finalja në mes të Spanjës dhe Anglisë.
Disa orë para fillimit të ndeshjes, stadiumi ka nisur të mbushet nga tifozët.
E dy nga ta qëlluan të jenë nga Kosova.
Orik Devolli dhe Ajan Gorani.
Ata dhanë prognozat e tyre për finalen.
Devolli tha se Spanja do ta mposht Anglinë me rezultat 2:0, me golat e Olmos dhe Williams.
"Do të fitojë sepse e ka merituar. Tërë evropianin ka luajtur mirë dhe meriton të fitojë", tha Devolli.
Derisa Gorani tha se beson se Anglia do të dal triumfuese.
"Do të jetë lojë derbi. Më shumë besoj që do të fitojë Anglia. 90-të minutëshi do të ndahet 2:2 dhe në vazhdime besoj se do të fitojë Anglia, kjo sepse ka lojtarë me kapacitet më të madh", tha Gorani.
Klan Kosova dhe Artmotion do ta transmetojnë ndeshjen ekskluzivisht me komentim të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=GgzLHF_xAS8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.