Lajmet e fundit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon tryezën e diskutimit me temë: “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”.
Sipas një njoftimi për media, kjo tryezë ka për qëllim të mbledhë akterët kryesorë për të diskutuar të ardhmen e FSK-së, si dhe duke sjellur një numër të politik-bërësve, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar alternativat për tranformimin e FSK-së, konsensusi politik për transformimin e FSK-së, sfidat që do të përcjellin institucionet e sigurisë në këtë proces, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në transformim por edhe në ngritje të kapaciteteve, transmeton Klan Kosova.