Për herë të parë në Kosovë është organizuar olimpiada kombëtare në Kimi, nga Shoqata e kimistëve, njofton Klan Kosova.
Në test morën pjesë nxënës nga shumica e komunave të Kosovës.
Garë u përkrah nga ministria e Arsimit dhe kolegji “Mehmet Akif”.
Fituesit e vendeve të para do të shpërblehen me nga 250 euro ndërsa vendet e dyta me nga 150 euro.
Olimpiada ndërkombëtare e Kimisë këtë vit mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, por që sipas rregullave Kosova nuk mund të jetë pjesëmarrëse me të drejta të plota deri në vitin 2018.
Kronikë nga Rejhana Selimi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.