Lajmet e fundit

Në Info Magazine është duke u diskutuar me ekspertin e cështjeve të sigurisë, Arben Qirezi, në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin “Ataturk" në Stamboll.
Duke folur lidhje me personat sulmues që vendosin ta hedhin veten në erë për shkak të besimit që kanë, Qirezi ka thënë se ata indoktrinohen shumë kohë përpara se ta marrin vendimin për sulm.
“Organizatat terroriste janë të afta të ndërmarrin sulme shumë të komplikuara. Personat et illë vetëvrasës kalojnë në një proces të indoktrinimit shpirtëror dhe psikologjik nga i cili dalin duke menduar që do të pasojë shpërblimi hyjnor. Kryesisht personat vetëvrasës vijnë nga Lindja e Mesme, ku ekziston terreni i hapur për tu mbushur me doktrina, gjë që këta njerëz e shfrytëzojnë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që nuk mund të përhapen edhe tek personat e tjerë”.
Lidhur me tragetin e sulmeve terroriste nga të cilat shumica prej viktimave janë mysliman, Qirezi ka thënë që për sulmuesit nuk ka rëndësi kjo gjë.
“Organizatat terroriste të cilat motivohen nga religjioni mendojnë që legjitimohen nga Zoti dhe nuk është i rëndësishëm dallimi në fe tek viktimat e tjerë. Për shembull në Irak vrasjet më të mëdha janë ndaj myslimanëve, ka pasur shumë sulme në xhami veçanërisht ditëve të premte e xhuma, ku ka më së shumti besimtar në xhami”.