Lajmet e fundit

Organizata e OVL-UÇK-së do të protestojë më 12 qershor në Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Kupa e hidhërimit të tyre ndaj qeverisë u mbush me rastin e arrestimit të anëtarit invalid të luftës Faik Fazliu, me të cilin po pretendojnë se policia ushtroi dhunë, njofton Klan Kosova.
Por OVL e UÇK-së ka edhe pakënaqësi tjera ndaj qeverisë Kurti 2.
Vendimin për aktivitetin protestues më 12 qershor Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e mori të martën derisa Faton Klinaku nëpërmjet Facebook tërhoqi vërejtjen se protesta do të mbahet me mijëra e jo me qindra protestues.
Për këtë Klan Kosova kërkoi të marrë një qëndrim nga zyrtari për informim i qeverisë Përparim Kryeziu por që ky nuk u përgjigj në telefon.
https://www.youtube.com/watch?v=8SxaHRKdHao