Lajmet e fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), ka dalur me një kërkesë të re për femrat.
Kjo organizatë po kërkon që testi i virgjërisë apo siç njihet ''testimi me dy gishta'', të mos bëhet më, njofton Klan Kosova.
Sipas kësaj organizate, ky test është joshkencor, i dëmshëm dhe dhunim i të drejtave të grave dhe vajzave.
''Testi i virgjërisë i njohur si ''testimi me dy gishta'' nuk ka baza shkencore. Është një inspektim i organeve gjenitale femërore në mënyrë që të përcaktojë nëse një grua apo vajzë ka pasur marrëdhënie vaginale. Testi i virgjërisë duhet të ndalohet'', thuhet në njoftimin e publikuar në Instagram nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
https://www.instagram.com/p/BpCTVpdAlAC/?hl=en&taken-by=who