Lajmet e fundit

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, (ORCA) ka publikuar së fundi raportin ''Borxhezia e Akademisë'', përmbledhje kjo e hulumtimeve që pasqyron mënyrën e pagesës së profesorëve kosovarë në universitete.
Gramoz Buqinca ka thënë se të hyrat janë marrë nga agjensioni për deklarimin e pasurisë dhe gjetjet janë shqetësuse pasi paga e profesorëve në Kosovë, dallon shumë ndaj atyre në rajon, njofton Klan Kosova.
''Të hyrat i kemi marrë nga të hyrat e agjensionit të pasurisë''.
''Kemi dashur të shohim se sa për mbi pagën bazë, ata paguhen për funksionet e ndryshme mbi normat dhe oraret që marrin dhe se janë nga profesorët më të paguarit në rajon derisa mund edhe të shtyhen edhe me vendet e rajonit perëndimor sa i përket pagesës''.
''Dallimi është shumë i madh sepse në Shqipëri paga e një profesori akademik, fillon në 1000 euro ndërsa tek ne fillon nga 1400 euro. Janë para që merren vec nga universitetet ku ata punojnë, sepse ata kanë edhe angazhime të tjera sepse nuk ka ndonjë mbikëqyrje se me cka merren ata pas orarit të punës''.
Ai ka thënë në Sytë 7 se në Universitetet në Kosovë, pesë nga profesorët rezultojnë të kenë pagën më të lartë, madje paguhen edhe më shumë sesa Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
''Pesë nga më të paguarit kanë dalë se janë nga Universiteti i Prishtinës. Por edhe universitetet tjera e kanë të njëjtin problem, sepse paratë që jepen në staf akademik shfrytëzohen vetëm për 600 studentë''.
''Ka edhe të tjerë që e kanë trefishin e pagës bazë. Kjo tregon për një keqmenaxhim të mjeteve dhe keqpërdorim të taksapaguesve. Ato mjete që kanë me u rimbursu në Shëndetësi apo në ndonjë aspekt të shërbimeve shëndetësore shkojnë në raport të këtyre profesorëve''.
''Kjo i ngulfatë edhe profesorët e rinj, dhe e pamundëson raportin professor –studentë, sepse duke na e pamundësuar neve ardhjen e profesorëve të rinj ne ngelim prapa me të njëjtën cilësi arsimi''.
Por pse këta profesorë me pozita menaxheriale, paguhen më shumë se presidenti?
''Profesorët kanë shfrytëzuar pak lirinë akademike. Kjo nuk është liri akademike nëse ti angazhohesh me vetëm 6 orë të tjera në javë''.
''Kjo është e panevojshme dhe krejt këto pagesa shtesë nëse kërkohet një kontratë që profesori ka me mbajt kaq orë me ligjërata, kaq orë me provime, paguhet bazë për secilën prej tyre që mos me pasë nevojë për cdo temë të maturës apo bachelor apo master''.''Ai profesor nuk ka hapësirë fizike për t’i komentuar ato tema e aq më tepër për atë që do të kish me i ndihmu studentët''.
''Studentët hargjojnë 350 euro në studimet e tyre në Universitetin e Prishtinës. Edhe ato mjete që gjenerojnë nga UP, 25% i gjenerojnë vet, edhe ato Universitetet Publike i gjenerojnë. Ne duhet si shoqëri të kemi një mbikëqyrje më të lartë të stafit akademik''.
Pse është i rëndësishëm raporti i ORCA?
''Jemi në komunikim edhe tani që pagat me qenë më të kontrolluara nga shteti sepse po keqpërdoren pagat publike dhe profesorët qysh moti kanë pagat më të larta''.
''Sot është komplet e pakuptueshme se si një profesor merr pagë më të lartë se presidenti, duke ditur profilin më të gjerë të presidentit dhe profesori merret vetëm me disa lëndë. Në kërkojmë nga qeveria që kur ta ndajë buxhetin ta trajtojnë këtë temë, dhe të elokuojnë buxhet për shkencë sepse nuk kemi fare. Sepse studentët jemi ata që ballafaqohemi më së shumti me të tilla probleme''.