Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA, përmes një aksioni simbolik, se kjo organizatë qëndron pas zbulimit të “Rrush Kalaveshit” i cili bashkë me dy autorë korrespodentë dorëzuan një punim vetëm sa për të mashtruar revistën indiane, njofton Klan Kosova.
ORCA e bëri këtë veprim për t’i dëshmuar Universitetit të Prishtinës se “kjo revistë është jokredibile për të pranuar punimet që botohen në të e që ndihmojnë në avancimin e stafit akademik”.
Përveç kësaj, drejtori i ORCA, Rron Gjinovci, tregoi edhe në veprim të profesorit Ilir Shehu.
“I njëjti ka shkruar një letër në gjuhën angleze dhe kinse në emër të prodekanit të Fakultetit të Shkencave Natyrore ka kërkuar që të hiqet punimi fiktiv i Rrush Kalaveshit nga faqja sepse është mashtrim”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.