Lajmet e fundit

Është dita e tretë që liderët e BE-së diskutojnë, por nuk po arrijnë marrëveshje.
Ata nuk po dakordohen rreth ndarjes së fondeve për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë, që po reflekton edhe në raportet mes tyre.
Të dielën për këto mosmarrëveshje vendosi të flas hapur kryeministri hungarez, sipas të cilit fondet e BE-së nuk po planifikohen të ndahen drejt.
"Nuk e di se çfarë arsye mund të ketë kryeministri holandez që të më urrejë mua personalisht apo shtetin e Hungarisë, por ai po sulmon ashpër duke shprehur se sipas tij në Hungari nuk ka sundim të ligjit dhe për këtë arsye duhet të ndëshkohet financiarisht", ka thënë Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë.
Orban e akuzoi homologun e tij holandez Mark Rutte se po bashkëpunon me Austrinë, Danimarkën e Suedinë dhe po u bëjnë presion vendeve tjera të Bashkimit Evropian për t’i rregulluar reformat e pensioneve në një vijë me programin e BE-së.
Kronikë e gazetares Rina Mujku.