Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi sot një takim me kryetaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, në këtë takim palët diskutuan për marrëveshjen e Planit të Rritjes dhe prioritetet tjera kryesore të vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes, ai theksoi prioritetet kryesore legjislative - Kodin Civil, KPM-në, RTK-në, SEPA-n, reformën gjyqësore dhe ligjet e paketës së energjisë - si pjesë e reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj evropiane!”, thuhet në njoftim
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.