Në ora 16:00 qytetarët e kanë dritën e gjelbër për të lëvizur, shumica prej tyre ia mësyjnë dyqaneve për t’u furnizuar.
Koha e shkurtër për t’i kryer këto shërbime po bënë që të krijohen turma të mëdha. Kundër kësaj praktike është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po kërkon që të ndërrohet orari i lëvizjes së lirë, pasi sipas tij kështu qytetarët po rrezikohen edhe më shumë.
Ngjashëm mendon edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili bënë thirrje për rivlerësim të këtij vendimi, siç e quan ai, të gabueshëm.
Ankesat e këtyre dy komunave dhe të tjerave i përfaqësojë Asociacioni i Komunave të Kosovës në një takimin që mbajtën këtë të premte, me grupin ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve. Paraqitja e kësaj kërkese duket se hasi në mirëkuptim.
Kronikë e gazetares Qendresa Sinani.
https://www.youtube.com/watch?v=uajX_aexpWA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.