Lajmet e fundit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, nuk është si gjithë moshatarët e saj.
Ajo nuk ka shumë kohë për të qëndruar në shtëpi bashkë me prindërit e saj, transmeton Klan Kosova.
Por ajo definitivisht di se si t`i kënaqë ata.
Ajo ua ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së saj në veri të Londrës, që kushton 1 milionë e 300 mijë euro.
24 vjeçarja, ka vendosur që nënës Vera dhe babait Besnik, t`ua jap shtëpinë, sepse ajo nuk ka kohë për të qëndruar në rezidencën me gjashtë dhoma gjumi.