Lajmet e fundit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora ka postuar vazhdimisht fotografi në prag të bashkëpunimit të saj, Chris Broën.
Ndërsa derisa ajo u pa të shtunën mbrëma duket se kishte vendosur të ekspozonte pjesë të trupit të saj.
Ora është parë derisa po shijonte natën në një klub nate në West Hollywood, transmeton Klan Kosova.
24 vjeçarja kishte veshur një palë xhinse të shqyera dhe një bluzë ngjyrë hiri e cila anash ishte e hapur duke ekspozuar kështu se Ora nuk kishte sutjena.
Pamjen e saj e kishte kompletuar me një kapele lëkurë ndërsa si gjithmonë nuk mungonte as buzëkuqi i saj i kuq.
Ditët e fundit kanë qenë shumë dinamike për këngëtaren e cila ishte parë në Ibiza ndërsa më vonë ajo lansoi edhe këngën e saj “Body On Me”.