Lajmet e fundit

Hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e COVID-19, e ka gjetur të gjetë komunën e Gjilanit.
Kjo ndodhi sipas nënkryetarit të komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sepse qytetarët po i respektojnë masat e reja të Qeverisë.
"Gjilani është i qetë. Definitivisht, vendimi i Qeverisë së Kosovës po zbatohet 100%. Policia e shtetit, është në hyrje-dalje të qytetit dhe në monitorim në qytet, për të parë se a ka ndonjë lëvizje. Edhe inspekorët komunalë, janë në terren dhe raportet që i sjellin ata tek ne, flasin për një gjendje stabile".
Ismajli në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që shqetësimi i vetëm është që po mungon komunikimi dhe po mungon sipas tij, raportimi i të dhënave në raport me Qeverinë.
"Nuk e kam pëlqyer vendimin e mbylljes totale të qytetit, për shkak se konsideroj që një pjesë e madhe e bizneseve të vogla dhe të mesme kanë probleme serioze. Kjo pasi pandemia ka zgjatur dhe ne i njohim shumë mirë rrethanat e krijuara në Gjilan", është shprehur Smajli.