Lajmet e fundit

Koha kur zgjohemi për të shkuar në shkollë ose për t’ia nisur punës mund të ketë ndikim edhe në shëndetin tonë.
Një studim i Universitetit të Oksfordit, sugjeron që fëmijët në mes moshës 8 dhe 10 vjeç të fillojnë shkollën jo më herët se ora 08:30, 16 vjeçarët duhet të fillojnë mësimin në ora 10:00 kurse 18 vjeçarët në ora 11:00 ose më vonë, raporton Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Këto propozime i ka bërë studiuesi Paul Kellwy i cili thotë se “në moshën 10 vjeçare ti mund të zgjohesh në mëngjes dhe të shkosh në shkollë, kjo sepse ti mban akoma ritmin e jetës që bëje nga mosha 5 deri në 9 vjeç”. Mirëpo vazhdon ai, “ritmi i jetës ndryshon mes viteve kurse në moshën 55 vjeçare një njeri mund t’i kthehet përsëri këtij modeli. Të fillosh shkollën ose punën më vonë me n ndryshimet e moshës, nuk është vetëm e nevojshme por edhe normale. Të rriturit mes moshës 18 de 55 vjeç, duhet të jenë në punë në ora 10:00 ose më vonë”.
Ndryshimi i orës natyrale të trupit tonë, mund të shkaktojë probleme në shëndet si psikologjike, fizike, mendore dhe problemet me diabet.