Lajmet e fundit

Sonte në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës me fillim në ora 23:00 do të trajtohen shumë kronika dhe aktualitete të ditës.
Në rubrikën Ballë për Ballë i ftuar është Valon Murati, ministër i Diasporës dhe kryetar i Lëvizjes për Bashkim.
Me Muratin do të diskutohet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për punë praktike në mes dy vendeve, gjithashtu për zhvillimet në Qeveri dhe për aksionin e sotëm policor ndaj deputetit Azem Syla dhe të tjerëve.