Lajmet e fundit

Tafë Zenelaj nga Ministria e Planifikimit Hapësinor, ka qenë i ftuar në "Kosova Direkt" të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.
Zenelaj ka thënë se në 10 ditët e para të dhjetorit, ndotja e ajrit në Prishtinë ka qenë më e madhe se ajo që është e lejuar sipas normave në Kosovë.
Zenelaj u shpreh se kjo ka ndodhur si pasojë e paraqitjes së mjegullës në këtë kohë.
"Ndotja ka ardhur nga industria si dhe komunikacioni shumë i dendur në Prishtinë".
"Regjioni i Prishtinës me rrethinë kanë një ndotje më të lartë se regjionet tjera të Kosovës".
"Kjo ndotje është shqetësuse, sepse çdo vlerë e ndotjes është shqetësuese për qytetarët".
Zenelaj ka thënë se ndotja mund të prekë më shumë të sëmurët me astmë dhe ata që kanë probleme me sistemin e frymëmarrjes".