Lajmet e fundit

Një emision i ri do të fillojë sonte në Klan Kosova.
Ora e Fundit do t'i mbyllë 60 minutat e fundit të ditës në televizion, me llojllojshmëri informacionesh nga shumë fusha.
Gjithçka synohet të bëhet pak më ndryshe, por duke mos i ikur identitetit të Klan Kosovës.
Emisioni do ta ketë kronikën kryesore te natës dhe do t'i sjellë tek shikuesit të gjitha zhvillimet që e karakterizuan ditën.
Çdo natë gazetarët e Orës së Fundit do të jenë në terren dhe nëpërmjet lidhjeve direkte do të paraqiten nga secila pjesë e vendit ku ndodhin lajmet.
Emisioni përfshin edhe intervistën, e cila do të zhvillohet në një studio të re të Klan Kosovës.
Çdo mbrëmje, nga e hëna në të premten, shikuesit e Orës së Fundit do të mund të ndjekin edhe informacione të shumta nga sporti, kronika interesante dhe lajme të çuditshme.
Sigurisht nuk do të mungojnë as parashikimet për motin, por edhe njoftime për atë se çfarë pritet të ndodhë nesër.
Prandaj, qëndroni me Klan Kosovën edhe në Orën e Fundit - prej të hënës deri të premten nga ora 23:00!
Do t'ia vlejë!