Lajmet e fundit

Sonte në Kosova Direkt do të raportohet nga Mitrovica. Për çka shërben muri që ka filluat të ndërtohet në veri? A është mur ndarës mes dy qyteteve? Përgjigjet i marrim direkt nga vendi i ngjarjes, ku do të flas kryetari i komunës Agim Bahtiri.
Poashtu, me kryetarin e Mitrovicës do të bisedohet edhe për situatën në këtë komunë dhe zgjedhjet në Drenas, ku AKR-ja u trefishua.
Ndërsa, temë e intervistës do të jetë fushata zgjedhore në Maqedoni. Cila është gjuha nacionaliste që po e përdorin maqedonasit, karshi shqiptarëve? Sa janë të ndarë shqiptarët në këtë shtet? Kush ka gjasa të fitoj nga komuniteti shqiptar? Për këto pyetje përgjigjen e marrim në Ballë për Ballë.
Në temën e Orës sonte trajtohet fenomeni i mbajtjes së fëmijëve në shtëpi, e jo në çerdhe. A është kjo si pasojë e mungesës së objekte, apo për shkak të traditave familjare, e mësojmë nga ora 23:00. Poashtu do të ketë edhe shumë materiale tjera nga vendi, rajoni e bota.
Na ndiqni edhe për lajmet nga Sporti e moti.