Lajmet e fundit

Sonte në rubrikën Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, i ftuar është Lutfi Haziri - Kryetari i Komunës së Gjilanit, dhe njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me të do të diskutohet për situatën aktuale brenda koalicionit LDK-PDK.
A janë ftohur raportet brenda ekzekutivit pas deklarimeve të fundit të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli?
A do të ketë zgjedhje të parakohshme?
Poashtu, Haziri do të flasë edhe për sesionin e komitetit të regjioneve të Bashkimi Evropian sa i përket pushtetit lokal.
Ndërkohë në Kosova Direkt do të raportohet nga Vitia ku do të diskutohet për shqetësimin e banorëve rreth hyrje-daljeve në autostradën “Arbër Xhaferi” e cila është në ndërtim e sipër.
Tema e Orës flet për varrezat e automjeteve dhe hekurishteve të cilat ndonëse ekziston një ligj, ato vazhdojnë të mbesin afër rrugëve kryesore.
Për këto dhe shumë materiale të tjera interesante, ndiqeni “Ora e Fundit” me fillim të orës 23:00.