Lajmet e fundit

Ndonëse është ora 16:00 dhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës duhej të fillonte, në sallën e seancave plenare janë vetëm tre deputetë.
Aktualisht në sallë është deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci nga Vetëvendosja, si dhe Ali Lajçi nga po kjo parti ashtu si edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, njofton Klan Kosova.
Pos këtyre tre deputetëve, në podiumin lart janë vendosur edhe një pjesë e vogël e mysafirëve të ftuar për këtë seancë ku pritet të votohet Qeveria Haradinaj.
Poashtu aty është i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie i cili po qëndron në pjesën ku rehatohet kori diplomatik.
Në ndërkohë, që ashtu si në të gjitha seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës, interesimi i mediave është jashtëzakonisht i madh.
Derisa burime të Klan Kosovës mësojnë se kjo seancë mund të mos përfundojë sot por të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.