Lajmet e fundit

Albin Kurtit iu desh gati një dekadë ta kuptojë marrëveshjen për energjinë që e nënshkruan paraardhësit e tij në qeveri, Hashin Thaçi e Isa Mustafa.
Kështu po vlerësojnë dy partitë që udhëhoqën ekzekutivin më 2013 e 2015, kur u bënë ujditë, për zbatimin e të cilave u zotuan cilin Besnik Bislimi e Petar Petkoviq. Ferat Shala i Partisë Demokratike thotë se udhërrëfyesi i së martës nuk ka asnjë risi.
Kurse Valentina Bunjaku e Lidhjes Demokratike ka një thirrje për Vetëvendosjen që dikur ishte kundërshtare e fortë e kësaj marrëveshjeje që, sipas saj, zor se mund të jetësohet, njofton Klan Kosova.
Dakordimi i ri e nxiti një luftë meritash në Prishtinë. Shala thotë se ky proces është fryt i punës së PDK-së. Ndërsa Bunjaku thotë se po vërtetohet se qeveria e LDK-së nuk ka nënshkruar asgjë në favor të Serbisë.
Megjithatë, të dy pajtohen se shtrirja e sovranitetit në veri është në dobi të shtetit të Kosovës.