Lajmet e fundit

Protestat një herë në dy muaj dhe bojkoti i punimeve të Kuvendit ka zbehur angazhimin e opozitës karshi Qeverisë “Mustafa”, e cila tashmë mund të ndihet shumë komode.
Edhe pse vetë opozitarët thonë se “luftën” për rrëzimin e Qeverisë do ta vazhdojnë me forma të ndryshme, veprimet e fundit të opozitës konsiderohen shumë “sterile” .
Disa ditë më parë Halil Matoshi ka thënë për gazetën “Zëri” se opozita kosovare nuk ka mbështetje as të qytetarëve të Kosovës e as të bashkësisë ndërkombëtare. “Opozita është e pafuqishme dhe pa mbështetje tek qytetarët, ndonëse agresive karshi pushtetit. Nuk po merr as mbështetje qytetare dhe as ndërkombëtare sepse kërkesat i ka të paqarta (kryesisht etno-nacionaliste) dhe për të ardhmen e vendit po flet si në jermi, pra nuk ka alternativë së çfarë do të bëjë ajo me Republikën”, ka thënë Matoshi.