Lajmet e fundit

Pas një takimit që kanë pasur në selinë e Nisma-s për Kosovën, tre liderët e subjekteve opozitare kanë bërë me dije se janë dakorduar që më datën 9 janar të organizojnë një protestë gjithëpopullore në Prishtinë për t’i kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi,njofton Klan Kosova.
Deri atëherë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se do të protestohet nëpër të gjitha qendrat a Kosovës për të ia bërë me dije Qeverisë Mustafa-Thaçi se populli është kundër këtyre dy marrëveshjeve të dëmshme.
Në anën tjetër kryetari i AAK-së ,Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pushteti aktual po sakrifikon shtetin e Kosovës për arritjen e qëllimeve të tyre personale dhe kundër interesave te shtetit të Kosovës,.
Ndërsa lideri i Nima-s, Fatimi Limaj ka thënë se pas zhvillimeve të fundit gjendja në Kosovë është alarmante, kjo pasi sipas tij , Mustafa dhe Thaçi sikur në asnjë vend të Evropës po arrestojnë deputetët dhe përfaqësuesit e popullit me qëllim që t’i arrijnë qëllimet e tyre të kundërligjshme.