Lajmet e fundit

Opozita e Bashkuar manifestimin e radhës për t'i kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.
I quajtur, si edhe të tjerët para tij në Prishtinë dhe Gjakovë, Manifestim për Republikën ai do të fillojë në orën 13:00.
"Protesta-manifestimi do të jetë paqësor", ka thënë në Klan Kosova nënkryetari i komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu cili më tutje ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e tij, njofton Klan Kosova.
“Do të protestojmë me kërkesën që marrëveshjet të kthehen mbrapsht, të diskutohen në Parlamentin e Kosovës, me qyetarët, pasi ato janë të dëmshme”.
“Protesta do të jetë paqësore. Unë do të jem pjesë e këtij manifestimi dhe sonte u bëj ftesë të gjithë qyetarëve që nesër të jenë pjesë e manifestimit në Sheshin “Agim Ramadani"", ka shtuar ai.