Me debate të ashpra ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku Gazment Bardhi kërkoi rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në grupin parlamentar të PD.
Bardhi e kishte paraqitur kërkesën bashkë me të tjera për ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, përcjell klankosova.tv.
Nikolla nuk e lexoi njoftimin e Bardhit, ndërsa replikave iu përgjigj me pretendimin se për t’u futur në grup duhet vendimi i partisë. Opozita akuzoi Nikollën se po shkel Kushtetutën dhe se po vepron me dy standarde.
Siç shkruan lapsi, kryetarja e Kuvendit ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka.
Ky i fundit e cilësoi Nikollën si përfaqësuese dinjitoze të narkoshtetit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.