23.04.2018 · përditësuar para 3022 dite1 min lexim
Kadri Veseli e ka një plan të ri.
Lideri i Partisë Demokratike te Kosovës, dhe njëherësh kryeparlamentar, ka mbledhur pesë pika në atë që e quan platforma e tij për shtetin.
Veçse për gjetjen e zgjidhjeve për këto çështje, po kërkon konsensus nacional.
Andaj Platformën dhe ftesën për bisedë, Veseli ua ka dërguar kryetarëve të partive kryesore parlamentare në pushtet e opozitë.
E i vetmi reagim pozitiv i ka ardhur nga partneri i koalicionit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, është e mirëseardhur kjo ide e unitetit politik.
Por përgjigjet e opozitës karshi ftesës së kryetarit të PDK-së, të hënën ishin të kritike.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.