Lajmet e fundit
Rebelimi i opozitës dhe mungesa e konsensusit politik nuk do t’i prishë punë Kuvendit të Kosovës që të premten t’i votojnë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se deputetët e Kuvendit ka gjasa që të njëjtën ditë, më 26 qershor, në një seancë që mund të mbahet pasdite, ose edhe të hënën, t’i kenë para vetes edhe Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe atë për Mbrojtje Juridike të personave që do të përballen në proceset gjyqësore nga Gjykata Speciale nën dyshimin se kanë kryer krime gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu:
http://zeri.info/aktuale/38566/rebelimi-i-opozites-s-e-ndal-specialen/