Lajmet e fundit

Ndryshimet që po i kërkon opozita në Kosovë, mund të arrihen etëm duke e pranuar shtetin, e jo duke mos i njohur institucionet sikurse nuk i njeh Serbia.
Këtë mendim e ka analisti politik Behlul Beqaj, i cili në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova deklaroi se opozita, e në veçanti Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i njohë e t’i respektojë institucionet.
“Vetëvendosje duhet të ketë edhe një rishikim të raportit të tyre me institucionet. Mund të mos pajtohemi me njerëzit që janë në parlament, por duhet ta respektojmë parlamentin si institucion”.
“Nëse Vetëvendosje dëshiron ta ndryshojë republikën duhet të jetë reale karshi asaj që ekziston. Opozita s’duhet të sillet si Serbia, duke mos e pranuar republikën. Mënyra më e mirë për ndryshime, është ajo e të bërit pjesë e proceseve të ndryshimeve”, është shprehur Beqaj.