Lajmet e fundit

Opozita do të protestojë për ditën e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt, njofton Klan Kosova.
Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën tha, në një prononcim të Opozitës për media, se përcaktimi i kësaj date për manifestimin e radhës u vendos për shumë arsye.
Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i heq dilemat se dita e pavarësisë së Kosovës po keqpërdoret nga opozitarët vetëm sa për të mbledhur numër më të madh të protestuesve.
Ai bile është i bindur se për dallim nga protesta e kaluar, kjo e 17 shkurtit do të jetë e qetë.
E Visar Ymeri nga Vetëvendosje, i dha ultimatum ekzekutivit të vendit që të jap dorëheqje.
Kronikë nga Arbresha Shpati.