Lajmet e fundit

Fatmir Limaj, lideri i Nismës për Kosovën ka thënë se Opozita e Bashkuar ka vendosur që të mbajë një protestë paqësore më 17 shkurt në orën 14:00.
Ai këtë e ka bërë të ditur në takimin e subjekteve politike opozitare që u mbajt sot në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
"Kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë deri më 17 shkurt" ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.