Lajmet e fundit

Një protestë të ngjashme sikur të 28 nëntorit, opozita synon ta organizojë edhe me 9 janar 2015.
Në Prishtinë kundërshtarët e Asociacionit të Komunave Serbe e Demarkacionit me Malin e Zi do të tubohen pas organizimit të protestave në gjitha qytetet e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Lajmin e bëri të ditur kreu i lëvizjes Vetëvendosje nga selia e Nismës për Kosovën pas një takimi të krerëve opozitarë.
Pas takimit që zgjati për më shumë se një orë, lideri i Nismës Fatmir Limaj tha se shteti i Kosovës nuk qëndron mirë shkaku i qeverisjes së keqe të Isa Mustafes e Hashim Thaçit.
Kronikë nga Avdyl Pajaziti.