Lajmet e fundit

Partia opozitare pro-kurde e Turqisë (HDP) ka thënë se nuk do ta mbështesë asnjë propozim në parlament për rikthimin e dënimit me vdekje pas përpjekjes për grusht shtet në këtë vend, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Ayhan Bilgen, transmeton Klan Kosova.
"Jo, ne nuk do ta mbështesim atë," tha Bilgen për Reuters, duke shtuar se në asnjë rast ligjet e reja nuk mund të zbatohen në mënyrë retroaktive dhe se ishte përgjegjësi e politikanëve për t`ia komunikuar një gjë të tillë njerëzve.
Duke iu përgjigjur thirrjes së mbështetësve për t`i dënuar me vdekje komplotuesit, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të dielën gjatë varrimit të viktimave të përpjekjes së puçit të 15 korrikut tha se kërkesat e tilla nuk mund të injorohen, transmeton Klan Kosova.