Lajmet e fundit

Qeveria e Kosovës, në një komunikatë drejtuar mediave ku ka dënuar ashpër sulmin me vezë të Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nga aktivistët e partive opozitare të vendit, ka thënë se me këto veprime, subjektet e opozitës, po kërkojnë që ta fusin vendin në një rend anarkik.
“Aktet e ulëta dhe të dhunshme të kryera nga aktivistët e tre partive opozitare, të cilët po hedhin “molotovë” mbi policët dhe institucionet e vendit, po dëmtojnë pronat private dhe po lëndojnë qytetarët dhe gazetarët, janë veprime që kanë për synim zhytjen e vendit në anarki, duke mos kursyer tashmë as jetën dhe shëndetin e njerëzve”, thuhet në komunikatë.