Lajmet e fundit

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA, po planifikojnë që t’iu kthehen protestave.
Kjo për shkak të situatës së krijuar me mos-respektimin e rezolutës së Kuvendit për rrënimin e Murit në Veri të Mitrovicës dhe situatave të tjera lidhur me Serbinë.
Këtë vlerësim e ka dhënë Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas një takimi që ka pasur me homologët e tij nga AAK-ja dhe NISMA.
Me këtë rast, Pal Lekaj i AAK-së, ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë duke thënë se nuk është në gjendje t’i plotësojë kërkesat e Kuvendit të Kosovës, raporton Klan Kosova.
Në këtë paraqitje të përbashkët, është thënë se opozita nuk do të tentojë më që t’i mbledhë 40 nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme por dot ë mundohen që të thërrasin debat lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.