Lajmet e fundit

Deputetë të partive opozitare po e pengojnë fillimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ata tashmë e kanë bllokuar foltoren e parlamentit.
Ndërkohë, kryekuvendari Kadri Veseli është duke debatuar me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.
Ishte paraparë që Kuvendi sot të vazhdojë seancën plenare, me pikat e papërfunduara nga mbledhja e 17 shtatorit ku në rend janë shqyrtimet e dyta të projektligjeve për Letërnjoftimin dhe për Treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës si dhe shumë pika të tjera, njofton Klan Kosova.