Lajmet e fundit

Në një konferencë për media, liderët opozitarë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA, kanë dhënë detaje për protestën e nesërme ku do ta kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit për President të Kosovës, duke thënë se nuk do të ketë forma të dhunshme protestimi, njofton Klan Kosova.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se protesta do të fillojë që nga ora 10:00 dhe u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së tyre.
Fatmir Limaj nga NISMA, po ashtu, sikurse kolegu i tij nga vetëvendosja, ka bërë thirrje që të protestohet duke shtuar se ky regjim duhet të largohet.