Sot në orën 18:30, pritet të mbahet protesta e radhës e opozitës në Shqipëri. Protesta është organizuar dhe drejtohet nga PD dhe LSI, në një koalicion edhe me disa parti tjera të vogla, transmeton Klan Kosova.
Këto protesta po zhvillohen në kohën kur këto dy subjekte opozitare i kanë dorëzuar mandatet e tyre si dhe aktivitetin e tyre po e vazhdojnë në rrugë përmes protestave sistematike.
Ata kanë paralajmëruar se do t’i bojkotojnë zgjedhjet e qershorit në Shqipëri teksa kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një “Qeverie transitore”.
Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha, dje përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje për protestën e sotme.
“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa11Maj”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.