Lajmet e fundit

Opozita shqiptare do të protestojë sot para Kryeministrisë në Tiranë.
Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor për protestën që mbahet sonte në orën 20:00.
Ai ka deklaruar se vetë do të marrë pjesë me familjen në këtë protestë.
“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të aminsituar krimet që është kapur në flagrancë Edi Rama ka dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë, që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha në Opinion.
Sipas tij në 30 qershor do të jetë një ditë, kur nuk ka zgjedhje në Shqipëri sepse në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit që ka hyrë në fuqi.
Ambasada e SHBA i bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.