Lajmet e fundit

Deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në seancën solemne të betimit të Hashim Thaçit si president, por megjithatë deputetët tjerë u kontrolluan.
Por kjo ndodhi edhe me korin diplomatik që në këtë seancë ishte në numër të madh.
Në këtë seancë nuk mungoi as ambasadori amerikan, Greg Delawie ndërsa të pranishëm ishin edhe krerët e klerit fetar të vendit, por në mesin e tyrë nuk ishte asnjë përfaqësues i ortodoksve.
Seanca nuk zgjati shumë e ish lideri i PDK-së e mori postin e Presidentit të vendit.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se beson që Thaçi është njeriu më i qëlluar në këtë detyrë, njofton Klan Kosova.
Fjalë të mira për Thaçin ka thënë edhe Nait Hasani, po ashtu nga PDK ndërsa shpresë te presidenti i ri kanë edhe përfaqësuesit e komunitetit serb.
Kronikë nga Dibran Istrefi.