Lajmet e fundit

Aktivistët e partive opozitare, kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë aksionin e quajtur "Bjeri borisë, kundër Qeverisë".
Ky aksion i cili u përkrah edhe nga qytetarët u zhvillua para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës
Gjatë aksionit aktivistë të Opozitës vendosën edhe fletushka mbi veturat e qytetarëve.
"Bjeri borisë, kundër Qeverisë" do të zgjasë deri më 17 shkurt kur do të mbahet edhe protesta e radhës e partive opozitare, njofton Klan Kosova.