Lajmet e fundit

Gjatë gjithë kohës merret me politikë e rrallë shihet duke shkuar në Teatër.Për pamjen e ndërtesës së këtij institucioni kulturorë në kryeqytet të premten u interesua Ramush Haradinaj.
Nuk shkoi shumë e në këtë ngjarje liderit të AAK, iu bashkëngjitën edhe kolegët nga Vetëvendosje e Nisma.
Një ditë para protestës së thirrur nga ta, liderët e tri subjekteve politike bënë thirrje për pjesëmarrje masive në manifestimin e së shtunës.
Për Visar Ymerin, 9 janari është nisja e ultimatumit ndaj Qeverisë për dorëheqje ose rrëzim nga pushteti,njofton Klan Kosova.
I prerë në porositë e tij ishte dhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj.
Limajt, nuk i pëlqyen pyetjet se çka do të bënte opozita në rast se do ketë zgjedhje dhe fituese prapë dalin PDK e LDK.
Kronikë nga Besnik Tahiri.