Lajmet e fundit

Mimoza Kusari, Hykmete Bajrami dhe Dardan Sejdiu anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kanë lëshuar mbledhjen si shenjë kundërshtimi ndaj raportit me rekomandime për Projektligjin për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Mimoza Kusari nga Alternativa tha se ky projektligj rrezikon gjendjen e mjedisit në Kosovë andaj edhe nuk qëndrojnë për të bërë kuorumin që të hedhet në votim .
“Duke marrë parasysh kundërshtimet që ky projektligj i sjell për mjedisin dhe me rreziqet që i sjellë. Ne nuk qëndrojmë në takim për me u kalu ky projektligj.”
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur këtë vendim qesharak e të turpshëm.
“Është më shumë se qesharake, e dobët, teatrale, që s’ka të bëjë me interesat e opinionit publik. Le të kallxojnë çka kanë bërë për ambientin. Po flasim për dy ish-ministra. Çka kanë bërë për ta ulur ndotjen”.