Lajmet e fundit

Subjektet opozitare bashkë me qytetarë sot do ta realizojnë aksionin "Bjeri borisë, kundër Qeverisë".
Takimi me gazetarë do të bëhet përballë hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në orën 14:00
"N’qytet ka plot rrugë. N’ato rrugë ka plot vetura. N’ato vetura është nga një shofer, por edhe udhëtarë të tjerë, që të gjithë i bashkon pakënaqësia me një pushtet që copëton e defunksionalizon një shtet.Ti je njeri nga ta!
Shprehe kundërshtinë tënde ndaj kësaj qeverie, duke i rënë BORISË kundër saj" thuhet në një postim në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klan Kosova.