Lajmet e fundit

Pas përfundimit të mbledhjes së opozitës së bashkuar në një nga hotelet e Tiranës për të mbajtur një bashkëbisedim për buxhetin, deputetët e saj i janë bashkuar protestës para Kuvendit.
Të pranishëm në takimin e opozitës së bashkuar, me PD dhe LSI në krye, kanë qenë edhe përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, të cilët kanë diskutuar mbi atë që opozita e quan "buxheti që vjedh njerëzit dhe pasuron oligarkët".
Para godinës së Parlamentit, banorët që preken nga zgjerimi i "Unazës së Re" po zhvillojnë një protestë, ku kërkojnë dëmshpërblim të plotë edhe të banesave që nuk janë të legalizuara, shkruan Top Channel.
Në këtë protestë nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre dhe policisë, e cila i ka ndaluar të hyjnë brenda godinës së Parlamentit.