Lajmet e fundit

Protestuesit opozitarë kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, nga lidhja direkte e Klan Kosovës u panë shumë deputetë të Opozitës që ia mësyn Kuvendit.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, njëherit nënkryetare e Kuvendit ka thënë se tani grupet parlamentare opozitare do të mblidhen për të shqyrtuar skenarët,njofton Klan Kosova.
” Jemi duke shkuar në Kuvend, po takohemi grupet politike opozitare për të koordinuar këto detajet. Nuk e kemi zgjedhur ende skenarin për sot, do e vendosim në mbledhje, “ ka thënë Dërguti, njofton Klan Kosova.