Lajmet e fundit

Ramush Haradinaj në këmbë i’a kishte mësyrë ndërtesës së Kuvendit.
Bile ende pa hyrë brenda saj ai tregon se opozita nuk do të pengojë seancën ku rend dite është ratifikimi i Marrëveshjes për Stabilizim e Asociim.
Por, pavarësisht zotimit për qetësi, lideri i AAK-së nuk mund të hyjë në sallën e mbledhjeve, pa i’u nënshtruar kontrollit.
E kësi kontrolli u zbatua edhe ndaj deputetëve të pozitës por përjashtimi u bë te kryeministri Isa Mustafa.
Ndërkohë opozitarët nuk qëndruan edhe gjatë në sallën e seancave plenare.
Po sa thanë fjalët e tyre ata dolën jashtë ende pa i ardhë radha votimit. Thanë se edhe në MSA ka gjëra kundër shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Fatmir Limaj që udhëheq Nismën për Kosovën tha se qeveria ka qenë e shantazhuar në hartimin e kësaj marrëveshjeje.
I të njëjtit mendim me Limajn e Ymerin, ishte edhe kryetari i AAK-së. Vetëm se ky pas disa minutash u kthye përsëri për të dhënë një porosi.
E pavarësisht se kjo seancë nuk u pengua, Haradinaj tha se nuk ka ndryshuar qëndrimi i opozitës në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e demarkacionin me Malin e Zi.
Kronikë nga Dibran Istrefi.